Zeqiri: Veprimi i z. Sela për të dalë nga Aleanca Kombëtare për Integrim, i guximshëm
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, Arben Zeqiri, vlerësoi veprimin e liderit të partisë për të dalë nga Aleanca Kombëtare për Integrim si një hap të guximshëm.
“Shqiptarët na votuan kundër kësaj qeverie. Deri tani jemi në opozitë, në bllok opozitar, dhe qëndrojmë korrekt me votuesit tanë,” tha Zeqiri.
Ai shtoi se veprimi i Selës është i guximshëm, veçanërisht në situatën kur ASH nuk arriti të fitojë asnjë nga komunat. “Të hysh në mes të dy fuqive – BDI-së në njërën anë dhe VLEN-I në anën tjetër – është një rrezik goxha i madh,” deklaroi Zeqiri. /SHENJA/

