Zenel Miftari: Tërheqja e VLEN-it nga kandidati në Bërvenicë ishte befasuese
Politologu Zenel Miftari, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, e ka cilësuar si të befasueshme vendimin e koalicionit VLEN për të tërhequr mbështetjen ndaj kandidatit të tij në komunën e Bërvenicës.
“Sipas mendimit tim, z. Bilall Kasami ka bërë disa gabime në mënyrën si është paraqitur publikisht. Në një intervistë për një televizion në Shqipëri, ai deklaroi se do të mbështeste kandidatin shqiptar në Kërçovë, z. Fatmir Dehari. Megjithatë, në deklaratat e dhëna për televizione në Maqedoni, ai duket se është tërhequr nga ky qëndrim dhe nuk ka dalë në mbështetje të kandidatit të vet në Bërvenicë,” u shpreh Miftari.
Sipas tij, vendimi që koalicioni VLEN të tërhiqet nga një komunë si Bërvenica, ku popullsia shqiptare është shumicë, është i papritur dhe ngre shumë pikëpyetje për strategjinë politike të këtij subjekti. /SHENJA/

