Zemaj, LVV-së: Me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar

Zemaj, LVV-së: Me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj i ka quajtur hajna të certifikuar, deputetët dhe qeverinë që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai në seancën plenare ku po diskutohet për të gjeturat e raportit të Departmaentit Amerikan të Shtetit, u shpreh se ky raport e rrënoi përtokë propagandën e kësaj qeverie për luftim të korrupsionit.

“Raporti i DASH-it shihet qartë se rrënoi përtokë një propagandë të shumicës se kemi luftuar korrupsionin. Në fakt ju po luftoni ata që po e luftojnë vërtetë korrupsionin

Ky raport ka konfirmuar secilin shqetësim tonin si LDK tani me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar, sepse qeveria juaj që erdhi në pushtet për ta luftuar korrupsionin po emërtohet korrupsion serioz qeveritar”, tha Zemaj.
Ai shtoi se nuk kishte si të ishte ndryshe, duke përmendur skandalin me rezervat shtetërore.

“Nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhni në bukë e grurë të rezervave shtetërore, e kur kapeni në flagrancë i ikni përgjegjësisë e nuk pranoni të hetoni përmes mekanizmave kuvendar. Sulmoni, etiketoni, akuzoni prokurorinë e policinë.

Zhytja në afera 240 milionëshe me tenderë sekret nën tavolinë është ajo që juve po ju befason. S’ka si të jetë ndryshe kur e gjithë Kosova priste se do ta shkarkoni Martin Berishajn, ju e mbrojtjet në mënyrë partizane sepse ishit vetë të involvuar kokë e këmbë”, u shpreh deputeti Zemaj.

MARKETING