Zelenskyy: Trump ra dakord për licencat e prodhimit të raketave “Patriot” për Ukrainën

Zelenskyy: Trump ra dakord për licencat e prodhimit të raketave “Patriot” për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se presidenti amerikan Donald Trump ra dakord t’i japë Ukrainës licenca për prodhimin e sistemeve të raketave “Patriot”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Duke folur në një intervistë për “Fox News”, Zelenskyy tha se dy liderët vijuan diskutimet që kishin nisur gjatë samitit të NATO-s në fillim të këtij muaji në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

“Ne e filluam këtë në Ankara për t’i dhënë Ukrainës licenca për prodhimin e Patriotëve. Kjo është e rëndësishme, sepse na duhen më shumë dhe më shpejt”, tha Zelenskyy.

Ai tha se Trumpi kishte rënë dakord për kërkesën gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

“Sot patëm një takim shumë të mirë me presidentin Trump. Ai pranoi të na japë licencat”, tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas shtoi se më pas u takua me drejtues të kompanive të mëdha amerikane të mbrojtjes për të diskutuar mundësinë e prodhimit të përbashkët.

“Shpresoj që të kemi bashkëprodhim. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai për “Fox News”.

Më herët të martën, duke folur për gazetarët në Kapitolin e SHBA-së, Zelenskyy tha se kishte diskutuar me Trumpin dhe senatorët amerikanë nevojat urgjente të Ukrainës për mbrojtjen ajrore.

“Problemi i vërtetë janë sistemet antiraketore dhe raketat antiraketore”, tha ai duke shtuar: “Natyrisht, unë ndava atë që na nevojitet. E ndava me presidentin sot”.

MARKETING