Zelensky: Ushtria ukrainase zmbraps me sukses sulmet ruse në Bakhmut e Soledar

Zelensky: Ushtria ukrainase zmbraps me sukses sulmet ruse në Bakhmut e Soledar

Zelensky: Ushtria ukrainase zmbraps me sukses sulmet ruse në Bakhmut e Soledar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sonte se ushtria ukrainase po zmbraps sulmet ruse në qytetin Bakhmut në lindje të rajonit Donbas dhe po mban pozicionet e saj në qytetin e afërt Soledar, por në “kushte shumë të vështira”.
“Bakhmut vazhdon, pavarësisht gjithçka. Edhe pse shumica e qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse, ushtarët tanë zmbrapsin përpjekjet e vazhdueshme ruse për të avancuar”, tha Zelensky.
Ai theksoi se Soledar po mbahet, edhe pse ka “shkatërrim edhe më të madh”, duke shtuar se situata është shumë e vështirë.

MARKETING