Zelensky: Ukraina përmbushi të gjitha detyrimet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Zelensky: Ukraina përmbushi të gjitha detyrimet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Ukraina tashmë e ka realizuar plotësisht pjesën e saj të detyrimeve për të nisur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në qershor, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Si në çdo fazë të mëparshme të integrimit në Bashkimin Evropian, shumë varet nga aktiviteti ynë”, ka thënë Zelenskyy në fjalimin e kësaj të mërkure me video.

Sipas tij, Ukraina tashmë ka përmbushur plotësisht pjesën e saj të detyrimeve për të filluar negociatat e anëtarësimit në qershor.

“Ne po punojmë që të mos ketë vonesa dhe keqkuptime me BE-në. Ne po përgatisim të gjitha detajet, të gjitha hapat, të gjitha aspektet e komunikimit së bashku me ekipin tonë ndërkombëtar”, theksoi lideri ukrainas.

Zelenskyy shtoi se këtë vit Ukraina duhet të ruajë situatën dhe të arrijë qëllime të reja në secilin nga drejtimet strategjike.

Nga ana tjetër, “Bashkimi Evropian, fillimi real i negociatave, afrimi ynë është një nga këto drejtime”, theksoi ai.

Më 14 dhjetor 2023, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë.

MARKETING