Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky beson se, në mënyrë që Vladimir Putin të fillojë të kërkojë paqe, ai duhet të bëhet më i dobët – dhe Ukraina më e fortë.

Kreu i shtetit foli në forumin e 50-të ndërkombëtar Ambrosetti në Itali, shkruan Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Që Putini të dëshirojë paqen, ai duhet të jetë më i dobët dhe Ukraina duhet të jetë më e fortë”, tha Zelensky.

Për këtë qëllim, Zelensky tha se ishte zhvilluar një plan për t’i paraqitur presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

“Ne kemi nevojë për një plan. Unë do t’i tregoj Presidentit Biden, partnerëve tanë në Grupin e Shtatë, se si ne e shohim paqen dhe çfarë saktësisht do të bëjë presion ndaj Putinit për të ndaluar luftën”, tha presidenti i Ukrainës.

Ai gjithashtu theksoi se Ukraina dhe komuniteti ndërkombëtar kanë të bëjnë me një vrasës në rastin e Putinit, kështu që ligji ndërkombëtar nuk duhet të harrohet.

“Para së gjithash, ai është vrasës. Ne së bashku me partnerët tanë duhet të mbështetemi në Kartën e OKB-së, në të drejtën ndërkombëtare, sepse të gjithë e kuptojnë që ai është gënjeshtar dhe se fjala e tij nuk vlen asgjë. Prandaj nuk bëhet fjalë vetëm për negociatat, ka të bëjë me rregullat mbi të cilat duhet të punojmë”, vuri në dukje presidenti ukrainas. /Telegrafi/

MARKETING