Zelensky: Plani i fitores mund ta shtyjë Rusinë t’i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Zelensky: Plani i fitores mund ta shtyjë Rusinë t’i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të mërkurën se një “plan fitoreje” që dëshiron t’i paraqesë presidentit të SHBA-së, Joe Biden, këtë muaj do të forcojë Kievin dhe do të ketë një ndikim “psikologjik” që mund ta shtyjë Rusinë t’i japë fund luftës së saj diplomatikisht.

Duke folur në një ngjarje vjetore, Zelensky tha se ishte e rëndësishme që Ukraina t’ua prezantonte planin aleatëve të saj përpara një samiti të dytë ndërkombëtar mbi paqen që ai dëshiron të mbajë më vonë këtë vit.

“Nëse partnerët e mbështesin atë (planin), do ta bëjë më të lehtë për Ukrainën që të detyrojë Rusinë t’i japë fund luftës”, citohet të ketë thënë ai.

“Për çfarë është ky plan? Është një fuqizim serioz i Ukrainës dhe, për mendimin tim, do të ketë ndikim psikologjik dhe politik… në vendimin e Rusisë për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

 

MARKETING