Zelensky në Tiranë: Dështimi i regjimit të Putinit është siguria jonë

Zelensky në Tiranë: Dështimi i regjimit të Putinit është siguria jonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po qëndron për vizitë për herë të parë në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin e Ukrainës.

Në fjalën e tij para liderëve të vendeve të ndryshme të Ballkanit, Zelensky tha se është e rëndësishme që regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin të dështoj.

“Në të kaluarën ka pasur njerëz që janë përpjekur të përcaktojnë fatin e kombeve të tjera, kjo ka ndodhur në Ballkan dhe në Evropën Lindore, tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë. Është e rëndësishme për vendet tona të lira që Putini dhe regjimi i tij të humbas, sepse dështimet e tij janë siguria jonë”, tha Zelensky.

Ai falënderoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për të gjithë mbështetjen për Ukrainën si ushtarake ashtu edhe humanitare e politike.

“Edi e vlerësoj së tepërmi mikpritjen tuaj dhe këtë mundësi që po na e jepni që të diskutojmë së bashku sesi ne mund të fuqizojmë më tej vendet tona, rajonet tona dhe gjithë Evropën”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky theksoi se çdo komb në Evropë që ruan parimet e komunitetit euroatlantik meriton të jetë pjesë e BE-së.

“BE dhe NATO i kanë ofruar Evropës epokën më jetëgjatë të paqes dhe sigurisë. Ju ftojmë që të merrni pjesë në samitin global të paqes që do të mbahet në Zvicër”, tha ai.

Zelensky shtoi se çdo komb mund t’ia dalë mbanë për të fituar mbi armikun.

“Jemi krenar që kemi mbi rreth 500 kompani që veprojnë mbi fushën e mbrojtjes, pro nuk mjafton kjo për të superuar Putinin. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor qoftë në Kiev apo në njërin nga vendet tuaja”, tha në fund presidenti i Ukrainës. /Telegrafi/

 

MARKETING