Zelanda e Re po përballet me një valë të nxehtë detare

Zelanda e Re po përballet me një valë të nxehtë detare

Ujërat rreth ishullit jugor të Zelandës së Re janë gjashtë gradë më të ngrohta se zakonisht për shkak të ndryshimeve klimatike, fenomenit të motit La Nina dhe zonave me presion të lartë të ajrit, thonë shkencëtarët.

Oqeanografi Hoao de Souza tha se temperatura e ujit aktualisht është katër gradë më e ngrohtë se mesatarja dhe se këto temperatura do të kenë pasoja të rëndësishme për ekosistemin që është ndërtuar dhe përshtatur me ujërat më të ftohtë.

De Souza deklaroi se hulumtimet e tyre kanë treguar se temperaturat e ujërave sipërfaqësore janë në rritje, por edhe ato në thellësinë 100 metra, që do të thotë se vala e të nxehtit po prek edhe speciet që jetojnë në ujëra më të thella.

“Speciet detare që nuk mund të ndryshojnë vendndodhjen do të preken më shumë nga kjo temperaturë”, tha de Souza, i cili pret që temperaturat e detit të mbeten mbi normale deri në prill. /kp/Telegrafi/