Zekirija Ramadani rikthehet në kampionatin vendor, gati firma me Rabotniçkin

Zekirija Ramadani rikthehet në kampionatin vendor, gati firma me Rabotniçkin

Zekirija Ramadani gati të rikthehet në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Burimet e televizionit tonë jo zyrtarisht mësojnë se tekniku shkupjan është gati të merr drejtimin e një prej skuadrave që garon në mesin e më të mirëve në vendin tonë. Bëhet fjalë për Rabotniçkin. Ashtu siç mësojmë drejtuesit e Rabotniçkit e dëshirojnë strategun nga Çair, për t’ia besuar udhëheqjen e skuadrës në vijim të sezonit. Palët janë në bisedime dhe me shumë gjasa do të arrijnë akordin ditëve në vijim, me Zekon që pritet të merr drejtimin e një skuadre nga Maqedonia pas shumë aventurave jashtë vendit.

Zekirija Ramadani së fundmi ishte trajner në Arabinë Saudite te skuadra e Ohodit, ndërsa më herët ka drejtuar Gjilanin, Egnatian, Prishtinën, Feronikelin, Shkupin, Trepçën dhe Flamurtarin.

Për momentin skuadra e Rabotniçkit udhëheqiet nga Milan Ilievski, por me humbjen e sotme nga Vardari, gjëra te “Romantikët” janë komplikuar edhe më shumë.

MARKETING