Zëdhënësja e BE-së: Turqia “partnere padyshim e rëndësishme”
Turqia është “padyshim një partnere e rëndësishme” në rajon si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian pas komenteve të presidentes Ursula von der Leyen që e portretizuan Turqinë së bashku me Rusinë dhe Kinën si vende që ndikojnë në Evropë.
“Përmendja e Turqisë ishte një njohje e ndikimit, madhësisë dhe ambicieve të saj gjeopolitike, jo më pak në Ballkanin Perëndimor dhe nuk ishte menduar si krahasim me ndonjë vend tjetër”, tha zëdhënësi i Komisionit për Anadolu në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me komentet e von der Leyen.
Duke folur në një aktivitet që shënonte 80-vjetorin e gazetës Die Zeit në Hamburg, von der Leyen përmendi mbështetjen e saj për zgjerimin e BE-së dhe tha: “Ne duhet të kemi sukses në përfundimin e kontinentit evropian në mënyrë që ai të mos ndikohet nga Rusia, Turqia ose Kina”.
“Turqia është padyshim një partnere e rëndësishme në rajon, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, duke përfshirë fusha strategjike si Agjenda e Lidhshmërisë, me Korridorin e Mesëm Trans-Kaspik ku Turqia është një pikë kyçe në rajon dhe në menaxhimin e migracionit ku Turqia është një partnere e hershme”, tha zëdhënësi.
“Turqia është gjithashtu një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe vend kandidat për në BE dhe si e tillë një bashkëbiseduese kyçe”, shtoi zëdhënësi.

