Zbulohet strategjia e Messit për t’u kthyer te Barcelona, por që u pengua nga këto “aktorë”

Leo Messi ka provuar gjithçka që të mund të rikthehet te Barça, duke fituar kohë apo duke kërkuar formula që do t’i lejonin të rikthehej për një sezon, të luante në nivelin më të lartë dhe kështu t’iu thotë lamtumirë tifozëve Blaugrana.
Babai i lojtarit, Jorge Messi, po negocionte me Al Hilal dhe Inter Miami për mundësinë e nënshkrimit, por për të luajtur një sezon më parë te Barça. Një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët nuk po mund të gjendej, sepse të interesuarit donin ta inkorporonin kampionin e botës menjëherë.
Në takimin e fundit mes Jorge Messit dhe presidentit të Barçës, Joan Laporta, kjo mundësi u diskutua dhe u hodhën hapat përkatës, por nuk u gjet formula ideale që operacioni të realizohej. Pasi ra ky opsion, Messi pranoi një nga ofertat miliona dollarëshe që kishte për momentin, atë të Inter Miami.
Dëshira e qartë e Messit ka qenë të kthehet te Barça dhe për këtë arsye ka dhënë të gjitha llojet e lehtësive financiare. Ai ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shumë para dhe u përpoq të ndërmjetësonte me këto klube për të luajtur një sezon më shumë në “Camp Nou”, por kjo rrugë tashmë është përjashtuar plotësisht.