Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë, identifikohen 44 prodhues dhe shpërndarës – mes tyre të mitur

Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë, identifikohen 44 prodhues dhe shpërndarës – mes tyre të mitur

Pas pesë muajsh hetimesh, në Tiranë është goditur një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike.

MARKETING

Description of image

Policia njofton se janë identifikuar 44 persona, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre, ndërsa 6 persona janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht: -K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

MARKETING