Zbulohen katër kapitenët e Realit, i pari Karvahal

Zbulohen katër kapitenët e Realit, i pari Karvahal

Largimet e Luka Modriç dhe Lukas Vaskez shënojnë fillimin e një epoke të re në Real Madrid. Politika e klubit është e qartë: katër lojtarët me shërbimin më të gjatë trashëgojnë nderin dhe përgjegjësinë e udhëheqjes në fushë.

Një moment historik që shumë pak veta e arrijnë. Një fakt: duke llogaritur vetëm shekullin e 21-të, kapiteni me shërbimin më të gjatë ka qenë Raul (shtatë vjet).

Ai pasohet nga Serxhio Ramos (gjashtë vjet) dhe Kasijas (pesë vjet). Përveç këtyre emrave, nuk ka pasur zgjatje të kapitenëve të parë. Dhe duke u kthyer në të tashmen, nga sezoni 2025-‘26 e tutje, katër emra shfaqen në listë: Karvahal, Valverde, Kurtua dhe Vinicius. Në këtë renditje kapiten i parë do të jetë Dani Karvahal, ndërsa kapiten i dytë do të jetë Valverde që u pa me shirit gjatë Kupës së Botës për Klube.

MARKETING