Zbardhet formacioni i Maqedonisë së Veriut ndaj Maltës, Isnik Alimi e nis nga minuta e parë

Zbardhet formacioni i Maqedonisë së Veriut ndaj Maltës, Isnik Alimi e nis nga minuta e parë

Maqedonia dhe Malta do të përballen sonte në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024. Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka bërë të ditur 11-shen që do të startojë ndeshjen ndaj Maltës, ndaj të cilëve kërkon fitoren e dytë në këto eliminatore.

Isnik Alimi është emri që bie në sy nga formacioni startues. Strugani për herë të parë është grumbulluar me Maqedoninë dhe debutimin e kishte kundër Italisë, kur u aktivizua në lojë në pjesën e dytë. Alimi do të luaj në vend të Agon Elezit, me këtë të fundit që ndeshjen e nis nga pankina.

Përkrah Alimit në formacionin bazë do të jenë edhe kapiteni Enis Bardhi, mbrojtësi Visar Musliu si dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Ezgjan Alioski, ndërsa për shkak dëmtimit në kombinim për këtë ndeshje nuk do të jetë Arijan Ademi. Shishkovski do të jetë në portë, ku e zë vendin e Stole Dimitrievskit.

Formacioni i plotë:

MARKETING