Zaniolo rikthehet në Itali, arrin marrëveshje me Atalantën

Zaniolo rikthehet në Itali, arrin marrëveshje me Atalantën

Futbollisti italian Nicolo Zaniolo raportohet se do të rikthehet në Itali.

Sipas medieve italiane, Atalanta ka arritur marrëveshje me Zaniolo-n e Galatasarayt.

Italian sezonin e fundit luajti tek Aston Villa në formë huazimi nga klubi turk.

Atalanta dhe Galatasaray thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshje, madje, mësohet se është arritur edhe akordi me lojtarin për kushtet personale.

“Zaniolo ka pranuar tashmë ofertën. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim përpara se të nënshkruajë kontratën me Atalantën”, shkruajnë mediet italiane.

MARKETING