Zaev: Ne demokratët e Ballkanit duhet të gjejmë zgjidhje për çdo problem në rajon!

Zaev: Ne demokratët e Ballkanit duhet të gjejmë zgjidhje për çdo problem në rajon!

Ish-kryeministri Zoran Zaev vlerëson se Marrëveshja e Prespës solli shpresë, hidhërim, aspiratë dhe dyshim. Por më e rëndësishmja, sipas tij, solli stabilitet, siguri, një perspektivë të qartë dhe forcë për një të nesërme më të mirë.

“Pesë vjet më vonë, ne jemi dëshmitarë të miqësisë së sinqertë maqedono-greke. Për pesë vjet, Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë ndërtuar një komunitet nga themeli. Mbi këtë bazë ne marrim ndihmë nga aleatët tanë evropianë dhe euroatlantikë, mbi këtë bazë jemi udhëheqës të nismave të forta rajonale. Mbi këtë bazë, ne kemi një ekonomi të qëndrueshme, edhe pse për të katërtin vit po luftojmë krizat pandemike dhe energjetike”, ka shkruar në Facebook ish-kryeministri Zoran Zaev.

Ai deklaron se themeli i ndërtuar është i fortë, por erërat përreth janë gjithashtu të forta.

“Prandaj, të gjitha forcat demokratike, të majta dhe të djathta, duhet të vazhdojnë të jenë mburoja e Marrëveshjes së Prespës. Ne, demokratët e Ballkanit, duke ndjekur shembullin e Marrëveshjes së Prespës, kemi edhe detyrimin edhe kapacitetin për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Angazhimi ynë ka një qëllim të qartë – synimin e Ballkanit në BE. Erërat e rrezikshme nuk qetësohen, por themelet dhe muret janë më të forta se ato”, ka shkruar Zaev. /SHENJA/

MARKETING