Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Remo Freuler u paraqit në një konferencë për shtyp të Zvicrës të enjten paradite, në prag të ndeshjes me Serbinë që do të zhvillohet të shtunën.

Mediat zvicerane raportojnë se Freuler ka një grua serbe dhe di disa fjalë serbisht. Gjatë konferencës, ai theksoi se ndeshja është një ngjarje kualifikuese normale dhe se nuk ka asgjë tjetër përveç futbollit.

“Të afërmit do të thonë diçka si ‘mos shëno gol ndaj nesh’, por përndryshe është një ndeshje normale. Nuk kam bast me gruan time”, deklaroi ai para gazetarëve.

Freuler tregoi se kaloi pesë ditë në Beograd gjatë verës, dhe për shkak se gruaja e tij flet shumë me fëmijët, ai ka mësuar disa fraza në serbisht.

Për ndeshjen, ai nuk pritet të hasë vështirësi: “Disa provokime janë normale, por duhet të përqendrohemi vetëm në futboll”.

Në lidhje me rolin e tij në mbrojtje të kapitenit Granit Xhaka, Freuler qeshi dhe tha: “Nuk jam sigurim fizik i Xhakës. Nuk mendoj se do të ketë nevojë për mbrojtje. Asgjë nuk do të ndodhë”.

MARKETING