Ylli i Barcelonës refuzon një ofertë marramendëse nga Al-Nassr

Ylli i Barcelonës refuzon një ofertë marramendëse nga Al-Nassr

Një prej mbrojtësve të kampionëve të La Ligas, Barcelona, ka refuzuar një ofertë transferimi nga skuadra arabe Al-Nassr gjatë kësaj vere. 

Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, bëhet fjalë për Andreas Christensen. 

E ardhmja e qendërmbrojtësit danez ka qenë temë e përhershme në mediat katalanase javët e fundit. 
Kjo vjen pasi drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, konfirmoi në një intervistë për La Vanguardia se klubi synon të largojë të paktën një nga qendërmbrojtësit me përvojë për sezonin e ardhshëm. 

Duke pasur parasysh se Christensen ka mbetur vetëm me një vit kontratë dhe vjen pas një sezoni të vështirë të mbushur me lëndime, mediat e identifikuan shpejt si kandidatin më të mundshëm për largim. 

Megjithatë, nëse i besohet raportimeve më të fundit nga Spanja, ish-mbrojtësi i Chelseat duket i vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou’ deri në përfundim të kontratës së tij. 

Sipas Sport, Christensen është i vendosur të përmbushë vitin e fundit të marrëveshjes me Barcelonën dhe të bëhet pjesë kyçe në planet e trajnerit të ri, Hansi Flick. 

Madje, 29-vjeçari ka refuzuar një ofertë të majme nga Al-Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos, duke hedhur poshtë një pagë shumë të lartë për të qëndruar në Kataloni.

 

MARKETING