Yjet e Sportit/ Rama i dorëzon çmim Sylvinhos: Brazilianin do e bëjmë shqiptar

Yjet e Sportit/ Rama i dorëzon çmim Sylvinhos: Brazilianin do e bëjmë shqiptar
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar një trofe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylbinho, gjatë mbrëmjes së sotme Gaza, e cila është kthyer tashmë në një traditë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo mbrëmje i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij pas dorëzimit të trofeut, Rama u shpreh me shaka se brazilianin Sylvinho do e bëjnë shtetas shqiptar.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve juve në Shqipëri. Por edhe çdo lojtar të kombëtares kuqezi sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Patjetër edhe për pjesëtarët e stafit, ky trofe shkon edhe për ta”, tha Sylvinho.

“Është një privilegj që mu dha mua mundësia t’i dorëzoj trajnerit Sylvinho këtë symbol vlerësimi. Falënderoj presidentin e komitetit olimpik europian i cili na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e përgjithshëm.

Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian. Kështu grek, Italian, shqiptarë jemi në një familje, kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq. Nëse grekun dhe italianin do t’i leme siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e FSHF. Edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësi shqiptare”, tha Rama.

MARKETING