Yedioth Ahronoth: Izra’eli sabotoi bisedimet sekrete ndërmjet SHBA-ve dhe Hama’sit

Yedioth Ahronoth: Izra’eli sabotoi bisedimet sekrete ndërmjet SHBA-ve dhe Hama’sit

Zyrtarët amerikanë akuzuan Izraelin për sabotim të bisedimeve sekrete midis SHBA-së dhe Hamasit në Doha, të cilat synojnë të negociojnë lirimin e robërve të mbajtur në Rripin e Gazës me lëvizjen.

Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, zyrtarët amerikanë konfirmuan se Izraeli nuk ishte informuar paraprakisht për këto bisedime pasi kishte shkaktuar dështimin e një raundi të mëparshëm negociatash të planifikuara javën e kaluar, raporton Middle East Monitor. 

Gazeta tregoi se përfaqësuesit e qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu jo vetëm që janë kundër mbajtjes së negociatave të ndara midis SHBA-së dhe Hamasit, por gjithashtu kanë frikë se këto bisedime do të çojnë në përparim në marrëveshjet e ardhshme për Rripin e Gazës pa qenë Izraeli një palë ndërmjetëse në përcjelljen e informacionit në administratën amerikane.

Burimet zbuluan se një delegacion amerikan ishte në Doha javën e kaluar për të zhvilluar një takim me një zyrtar të lartë të Hamasit, i cili u konsiderua si kontakti i parë i drejtpërdrejtë i këtij lloji. Megjithatë, qeveria izraelite mësoi për këtë çështje dhe kontaktoi zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke shprehur kundërshtimin e fortë për takimin dhe agjendën që do të diskutohej. Si rezultat, takimi u anulua nën presionin e Izraelit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Izraeli ishte në dijeni të bisedimeve, ndërsa Zyra e Kryeministrit izraelit konfirmoi në një deklaratë të shkurtër se Izraeli i kishte shprehur qëndrimin e tij SHBA-së në lidhje me negociatat e drejtpërdrejta me Hamasin.

Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po zhvilloheshin diskutime me Hamasin, ndërkohë që Izraeli vazhdon të shmangë fillimin e zbatimit të fazës së dytë të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve dhe marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Trump u tha gazetarëve: “Ne po e ndihmojmë Izraelin në ato diskutime sepse po flasim për pengjet izraelitë. Ne nuk po bëjmë asgjë në lidhje me Hamasin. Ne nuk japim para”. /SHENJA/

MARKETING