Xhiroja e 8-të në elitë, nesër luhen dy ndeshje

Xhiroja e 8-të në elitë, nesër luhen dy ndeshje

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e tetë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Të shtunën, me fillim nga ora 15:00, do të luhen dy takime. Arsimi i Çegranit pret në shtëpi FC Shkupin, ndërsa Tikveshi do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Të dielën, në të njëjtën orë, zhvillohen dy ndeshje interesante. Shkëndija do të ndeshet me Sileksin, ndërsa Rabotniçki do të mat forcat me Brera Strumicën. Xhiroja e tetë do të mbyllet të hënën me dy duele. Struga do të presë Pelisterin, teksa Bashkimi do të përballet me Vardarin. /SHENJA/

MARKETING