Xhiroja e 27-të në elitë, nesër luhen dy ndeshje
MARKETING
E shtuna sjell në program dy ndeshjet hapëse të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Vardari do të presë Rabotniçkin, në një duel ku vendasit synojnë fitoren për të ruajtur kreun e tabelës, ndërsa mysafirët kërkojnë pikë të rëndësishme për t’u larguar nga zona e rrezikut, raporton SHENJA.
MARKETING
Në ndeshjen tjetër, Sileksi përballet me Bashkimin e Kumanovës. Sileksi vjen në këtë përballje pas një triumfi bindës 3:0 Tikveshit, ndërsa Bashkimi i Kumanovës barazoi me Brera Strumicën. Të dyja takimet zhvillohen të shtunën, me fillim nga ora 15:30. /SHENJA/

