Xhiroja e 24-t, sot luhen 5 ndeshje në elitë

Xhiroja e 24-t, sot luhen 5 ndeshje në elitë

Fundjava në futbollin elitar në Maqedoninë e Veriut do të sjell ndeshjet e xhiros së 24-të në program. Për dallim nga javët e kaluara, sot do të luhen pesë ndeshje, ndërsa të dielën vetëm një.

Në program të ditës sotme, në Ohër Voska Sporti do të pret Shkupin, përderisa Shkëndija e Tetovës do të luaj në kryeqytet ndaj Vardarit. Skuadra tjetër shqiptare gjithashtu në këtë xhiro do të jetë si mysafirë në Shtip përballë Bregallnicës.

Në dy takimet tjera të ditës së sotme takohen Sileksi – Brera Strumica dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Tikveshi. Ndërkohë të dielën do të zhvillohet vetëm përballja ndërmjet Rabotniçkit dhe Strugës. Të gjitha sfidat e xhiros së 24-t janë do të luhen në termin nga ora 15:00.

MARKETING