Xhiroja e 23-të, nesër luhen Struga – Makedonija GJ.P dhe Vardari – Brera

Xhiroja e 23-të, nesër luhen Struga – Makedonija GJ.P dhe Vardari – Brera

Xhiroja e 23-të në elitën e futbollit vendor nis këtë të shtunë me dy përballje interesante. Pas triumfit bindës ndaj Shkupit në xhiron e kaluar, Struga do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive, teksa nga ora 12:00 në terrenin vendas do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Ndërkohë, nga ora 14:30, Vardari do të masë forcat me Brera Strumicën në një tjetër duel që pritet të zgjojë interes te tifozët. Xhiroja e 23-të vazhdon të dielën me përballjet Tikveshi – Shkupi dhe Shkëndija – Arsimi. Kjo xhiro do të mbyllet të hënën me dy ndeshje. Sileksi do të luajë kundër Pelisterit, ndërsa Bashkimi do të përballet me Rabotniçkin. /SHENJA/

MARKETING