Xhihad Arslan: Nëse do ta luanim këtë ndeshje edhe 10 herë, nuk do ta kishim këtë rezultat 5:0

Xhihad Arslan: Nëse do ta luanim këtë ndeshje edhe 10 herë, nuk do ta kishim këtë rezultat 5:0

Befasinë nga vendi jonë në xhiron e parë të eliminatoreve për Ligën e Konferencës e ka bërë Shkupi, që në Lituani triumfoi me shifra të thella 5:0 ndaj skuadrës Hegelman. Trajneri turk i bardhebluve pas ndeshjes ka thënë se nuk e kanë pritur një rezultat të tillë, por që do të përgatiten edhe për ndeshjen e kthimit që të luajnë në të njejtën mënyrë.

“Sigurisht se nuk e kemi pritur një fitore kaq të lartë, por kemi punuar për atë dhe duhet thënë se kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare, ndërsa Hegelmann deri më tani ka luajtur më shumë se 20 ndeshje zyrtare, por disiplina në fushë dhe golat që erdhën në kohë shumë të mirë, bëri që gjithçka të shkoj në atë nivel. Nëse do ta luanim këtë ndeshje dhjetë herë, nuk do të kishim këtë rezultat 5-0, pra këto ndeshje janë gjithmonë specifike, çdo herë mundë të ndodhë diçka ndryshe. Por, do të jemi të gatshëm për ndeshjen e dytë, ashtu sikurse u përgatitëtëm për këtu. Do të luajmë për të respektuar secilin, të jemi serioz në fushë me disiplinë, ashtu sikur që ishim sot”, ka thënë Xhihad Arslan.

Shkupi me këtë fitore është një hap drejt kualifikimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, përderisa ndeshjen e kthimit me Hegelman do ta luaj me 20 korrik në “Todor Proeski”.

MARKETING