Xhemal Ibishi largohet nga Shkupi, firmos me Malishevën

Një largim tjetër ka ardhur sot nga FC Shkupi, aty ku Xhemal Ibishi ka përzgjedhur që karrierë ne tij ta vazhdoj në Superligën e Kosovës. Sulmuesi shkupjan ka firmosur kontratë me skuadrën e Malishëves, me këta të fundit që kanë prezantuar Ibishin për mediat. Pas paraqitjeve pozitive me FC Shkupin, Ibishi do të jetë pjesë e skuadrës kosovare në garat europiane këtë verë dhe në edicionin e ri të Superligës kosovare.
MARKETING
I njohur për fuqinë fizike dhe instiktin ‘vrasës’ para portës, Ibishi pritet të jetë vlerë e shtuar për Malishevën, me gola, asiste dhe spektakël në fushë. Xhemal Ibishi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Tikveshin, Vardarin, Lokomotivën e Zagrebit, Dubravën dhe Orijentin.