Xhelal Svelça: Vuçiq është motori i kësaj Serbie fashiste!

Xhelal Svelça: Vuçiq është motori i kësaj Serbie fashiste!

I pyetur nëse ka informacion a janë tërhequr përreth kufirit forcat e Serbisë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça tha se një pjesë e tyre janë tërhequr, ndërsa beson se faktori ndërkombëtar është duke monitoruar gjendjen në anën tjetër të kufirit.

“Situata nuk është e kënaqshme për shkak se Serbia ka ndërtuar rreth 40 baza për rreth kufirit me Kosovën, baza të cilët janë në vazhdimësi të populluara nga ushtarë dhe xhandarmëri. Tash sa është numri i saktë i tyre momentalisht nuk e dimë por numri është shumë më i madh se sa në një situatë të zakonshme”, ka deklaruar Svelça.

Vuçiq ka qenë ish ministër i propagandës në Qeverinë  e Millosheviqit dhe sipas tij, ai vazhdon të jetë ministër i propagandës dhe president i Serbisë.

“Ai është realisht motori i kësaj Serbie fashiste e cila po reflekton fashizëm jo vetëm kundrejt Kosovës, por edhe brenda për brenda Serbisë, dhe reflekton qasje jashtëzakonisht të rrezikshme edhe ndaj fqinjëve tjerë”, deklaroi Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se për ata nuk është befasi një gjë e tillë, por befason fakti se Bashkësia ndërkombëtare ka bërë tolerancë ndaj tij. /SHENJA/

MARKETING