Xhelal Sveçla për TV SHENJA: Në veri është qetë por situata është ende e tensionuar

Xhelal Sveçla për TV SHENJA: Në veri është qetë por situata është ende e tensionuar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se situata në Mitrovicën e Veriut pas ngjarjeve është më e qetë por ende e tensionuar.

Ai ka thënë se ata po punojnë intensivisht për të zbuluar se çfarë realisht ka ndodhur më 24 shtator, rrethanat dhe aktorët dhe të sillet drejtësia.
“Në këto katër komuna në veri gjendja që nga pasluftës nuk ka qenë e mirë. Mund të themi se prezenca e policisë në vitet e fundit është rritur dhe është e mjaftueshme. Edhe rendi dhe ligji edhe sovraniteti janë shtrirë në një masë shumë më të madhe se përpara. Kjo patjetër që ka shkaktuar reaksion nga grupe kriminale, grupet terroriste të cilat po mbështeten nga Serbia në shumë forma, por ne suksesshëm po ja dalim që të neutralizojmë veprimet e tyre kriminale, ndikimin negativ të Serbisë në këtë zonë”, tha ministri Svelça për TV SHENJA.

Ministria tha se ato sa kanë ndërprerë 26 rrugë ilegale për ta bërë që kalimin për këto grupe të jetë shumë më i vështirë. /SHENJA/

MARKETING