Xhelal Neziri flet për dy aspekte të rëndësishme që duhet të trajtohen tek rasti “Grubi”

Xhelal Neziri flet për dy aspekte të rëndësishme që duhet të trajtohen tek rasti “Grubi”

Analisti politik Xhelal Neziri çështjen e rikthimit të Artan Grubit në Maqedoni tha se e shikon në dy aspekte.
“Në aspektin e të drejtave qytetare, në aspektin human, nëse analizojmë rastin e fajësisë që i ngarkohet ose dyshohet Grubi, bëhet fjalë për blerjen e aparateve për lojërat e fatit, vendim që është marrë me miratim kolektiv në Qeveri, e tash ka mund ta nënshkruaj kryeministri ose dikush tjetër me autorizim të qeverisë, por e ka nënshkruar Grubi por nuk është vendim individual i Grubit por është një vendim i Qeverisë. Pra kjo është një çështje e cila nuk mund ta ngarkojë vetëm Grubi. Nëse ngarkohet për një dëmtim të institucionit në atë rast Lotaria Shtetërore, duhet të ngarkohet tërë qeveria”, tha Neziri.
Ai tha se aspekti tjetër është aspekti politik.
“Në vitin 2018 ishte Gruevski që e braktisi vendin, ballafaqimin me drejtësinë edhe iku në Hungari. Edhe në rastin e Grubit dhe Gruevskit kemi ish funksionarë të fuqishëm të cilët kanë ikur nga ballafaqimi me drejtësinë duke e ditur se çfarë drejtësie kanë lënë pas. Nëse kanë lënë një drejtësi që funksionon në bazë të normave dhe standardeve evropiane s’ke pse ikën se do ta dëshmosh pafajësinë, mirëpo duke e ditur se cfarë gjyqësori lënë pas, frikësohen nga ai institucion që kanë krijuar vet”, tha Neziri, duke shtuar se ky gjyqësor sikurse është ndërtuar deri tani prodhon pandëshkueshmëri.

MARKETING