Xhaka ‘kërcënon’ Bayernin: Po e pres me padurim, jemi kampionë dhe e përballojmë presionin

Xhaka ‘kërcënon’ Bayernin: Po e pres me padurim, jemi kampionë dhe e përballojmë presionin

Pas fitores 4-3 të Bayer Leverkusenit ndaj Wolfsburgut javën e kaluar, Granit Xhaka ishte shumë autokritik, duke thënë se kampionët nuk mund të ishin të kënaqur me paraqitjen e tyre.

Përpara ndeshjes së të shtunës, përballë Bayernit të Mynihut, “koka” e mesfushës së “Aspirinave” shtjelloi kritikat e tij në një intervistë me “Sky Germany”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne morëm tri pikët, por ka vetëm gjëra të rëndësishme që duhet të adresohen qartë dhe që nuk janë mjaftueshëm të mira për momentin.
Ne pësojmë shumë gola. Nëse shikoni sa gola pësuam në të gjithë sezonin e kaluar dhe e krahasoni me këtë sezon, do të shihni se tashmë kemi pësuar gjysmën e golave ​​sa në gjysmën e parë të sezonit të kaluar.

Kjo nuk mund të ndodhë dhe për këtë po flisja.

Ne e dimë se duhet të përmirësohemi në këtë drejtim.”

Leverkusen doli mirë kundër Bayernit sezonin e kaluar, duke marrë katër pikë në dy takime. Por tani kampionët në fuqi mund të kenë më shumë presion.

“Presioni nuk është domosdoshmërisht më i madh, por i ndryshëm. Kur bëheni kampionë dhe fitues të kupave, presioni nga ana jonë duhet të jetë pak më i lartë, por kam ndjesinë se ne mund ta përballojmë presionin shumë mirë dhe kemi përvojë për ta bërë këtë”, tha Xhaka.

“Lojtarët e rinj po bëjnë gjithashtu shumë mirë. Të luash me Bayernin, në Mynih, është gjithmonë e veçantë dhe ne po e presim me padurim.”

Leverkuseni renditet i dyti, me tri pikë më pak se Bayerni kryesues.

MARKETING