Xavi: Rezultati i City-Real gëzoi tifozët e Barçës, skuadra e Guardiolës e meritoi finalen e Championsit
Trajneri i Barcelonës, Xavi u shpreh i lumtur për rezultatin e ndeshjes Manchester City-Real Madrid në gjysmëfinalen e Champions League.
I pyetur nga mediet se çfarë mendon për kualifikimin e Cityt në finale, tekniku theksoi se edhe tifozët “katalanas” janë të lumtur.
“Për katalanasit ishte një gëzim, por ne profesionistët i kushtojmë shumë rëndësi kampionatit. Ajo që ka rëndësi nuk është se Reali humbet, rëndësi ka të shohësh gëzimin e tifozëve. City e meritoi. ishte shumë më superior. Është skuadra më e mirë në botë.”-deklaroi Xavi.