Xabi Alonso ka dy dyshime të mëdha për formacionin titullar ndaj Osasunës

Real Madridi do të nisë kampionatin 2025/2026 në La Liga të martën, kur do të presë Osasunën në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri bask ka pasur mundësinë të njihet me lojtarët dhe të përcjellë idetë e tij gjatë Kupës së Botës për Klube, përpara se të rafinojë skuadrën në fazën parasezonale në Valdebebas, në ditët e fundit.
Alonso gjithashtu zhvilloi një ndeshje stërvitore ndaj Leganes dhe një tjetër miqësore kundër WSG Tirol për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë zyrtare ndaj Osasunës të martën.
Sipas Mundo Deportivo, trajneri i Real Madridit po konsideron disa alternativa për përbërjen e parë të sezonit.
Të gjitha tregojnë se 43-vjeçari do të mbajë në fushë një formacion thuajse identik me atë të përdorur ndaj Tirol, të martën e kaluar.
Federico Valverde nuk luajti në atë ndeshje për shkak të një mbingarkese muskulare, por tashmë është rikuperuar dhe pritet të nisë nga minuta e parë të ndeshjes së nesërme, së bashku me Arda Gulerin dhe Aurelien Tchouamenin. Ai do të zëvendësojë Dani Ceballos.
Në repartin e sulmit, Vinicius dhe Kylian Mbappe do të jenë titullarë të sigurtë. Një dilemë e vogël për Alonso mbetet zgjedhja e bashkëlojtarit të tyre në formacionin 4-3-3.
Trajneri i dha përparësi Brahim Diazit në ndeshjen me Tirol, por në stol ka edhe Rodrygon që shënoi në atë miqësore.