WSJ: Macron dhe Scholz e këshilluan Zelenskyn që të fillojë negociatat e paqes me Rusinë

WSJ: Macron dhe Scholz e këshilluan Zelenskyn që të fillojë negociatat e paqes me Rusinë

Gjatë vizitës së Volodymyr Zelenskyt në Paris, presidenti ukrainas foli me homologun francez, Emmanuel Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të forcave ukrainase dhe për negociatat me Rusinë.

Sipas gazetës amerikane Wall Street Journal, gjatë këtij takimi, lideri ukrainas është këshilluar që të nisë negociatat e paqes me Rusinë.

“Gjatë darkës, Macron e quajti Zelenskyn një lider të madh ushtarak, por tha se do të duhej të merrte disa vendime të vështira politike”, thuhet në tekst.

Bashkëbiseduesit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nga gazeta amerikane, theksuan se Zelenskyt i është thënë se Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do të lidhin marrëveshje mbrojtëse ndërmjet Ukrainës dhe NATO-s, të cilat në një farë mënyre do të krijonin siguri për këtë vend.

“Megjithatë, këto marrëveshje nuk do të përfshijnë detyrimin për të vendosur trupa të NATO-s në Ukrainë. Neni 5 nuk do të zbatohet gjithashtu për Kievin. Pakti midis NATO-s dhe Ukrainës duhet të lehtësojë fillimin e negociatave të paqes”, shpjegojnë ata në tekst.

Gjithashtu, disa nga zyrtarët e këtyre vendeve shprehën dyshimin se Ukraina mund t’i kthejë të gjitha territoret nën kontrollin e saj.

“Ne vazhdojmë të përsërisim se Rusia nuk duhet të fitojë, por çfarë do të thotë kjo? Nëse lufta zgjat me këtë intensitet, humbjet e Ukrainës do të bëhen të pallogarritshme. Askush nuk beson se ata do të jenë në gjendje të rimarrin Krimenë”, tha zyrtari francez.

Ndryshe, SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e Bashmimit Evropian kanë hedhur poshtë planin 12 pikësh të paqes të propozuar nga Kina.

MARKETING