Wirtz i zhgënjyer nga fillimi i tij te Liverpooli

Wirtz i zhgënjyer nga fillimi i tij te Liverpooli

Mesfushori i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka pranuar se ndihet i zhgënjyer me startin e tij në “Anfield” dhe se një pjesë të kritikave të drejtuara ndaj tij i ka marrë personalisht, sipas raportimeve të The Athletic.

Lojtari i kombëtares gjermane, i transferuar nga Bayer Leverkusen për një shumë fillestare prej 100 milionë eurosh, ende nuk ka arritur të shënojë gol për “Reds”-at, ndërsa profili i lartë i transferimit ka shtuar presionin mbi të.

Në fillim të sezonit, Wirtz kishte deklaruar se çmimi i lartë i kartonit nuk do ta ndikonte, megjithatë ai vazhdon të përshtatet me ambientin e ri dhe me një skuadër ku ka pasur shumë afrime të reja.

Deri më tani këtë sezon, 21-vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje, duke kontribuar me tre asistime: një në Community Shield kundër Crystal Palace dhe dy të tjera në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Eintracht Frankfurtit.

Megjithatë, ai ende nuk ka shënuar gol në Ligën Premier. /Telegrafi/

MARKETING