Webster paralajmëron Sileksin: Shkëndija do të japë maksimumin

Webster paralajmëron Sileksin: Shkëndija do të japë maksimumin

ë dielën në Tetovë, Shkëndija do të përballet me Sileksin e Kratovës në kuadër të javës së radhës të kampionatit vendor. Para sfidës, për mediat ka folur mbrojtësi i kuqezinjve, Ronaldo Webster, i cili theksoi përgatitjen e plotë të skuadrës – si në aspektin fizik, ashtu edhe atë mendor.

“Ekipi është i përgatitur mendërisht për këtë përballje. E dini çfarë ndodhi vitin e kaluar, ndaj tani jemi shumë më të fokusuar. Do të japim maksimumin në këtë derbi, sepse synimi ynë është të qëndrojmë në krye të tabelës – dhe këtë do ta bëjmë,” u shpreh Webster.

Mbrojtësi nga Karaibet vlerësoi edhe angazhimin e skuadrës që nga muaji qershor, duke theksuar se përkushtimi i hershëm është dëshmi e mentalitetit fitues të ekipit.

“Kemi nisur përgatitjet që në qershor, më herët se kushdo tjetër në ligë. Nuk është e lehtë, por ky është shpirt kampioni. Jemi në shtator dhe ende po fitojmë. Nuk ka rëndësi nëse është 1:0 apo 5:0 – rëndësi ka fitorja. Kjo tregon karakterin e skuadrës.”

Ndërkohë, ai foli edhe për përballimin e ngarkesës mes ndeshjeve të kampionatit dhe angazhimeve me përfaqësuesen.

“Gjithçka lidhet me përgatitjen mendore. Udhëtojmë shumë, luajmë me kombëtaren, kthehemi menjëherë për ndeshjet e kampionatit – por e duam këtë. Edhe pas 15 orë udhëtimi, jemi gati të japim gjithçka në fushë.”

Në fund, Webster ishte i bindur në një paraqitje të fortë të skuadrës së tij kundër Sileksit:

“Njëqind për qind do të japim më të mirën. Tre pikët janë objektivi kryesor, dhe jemi të bindur që do t’i marrim nesër.”

MARKETING