Vuçiqi: S’di sa do të rezistojmë pa i vënë sanksione Rusisë

Vuçiqi: S’di sa do të rezistojmë pa i vënë sanksione Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e tij të enjten në seancën e jashtëzakonshme për propozimin evropian në dialogun me Kosovën, është shprehur edhe për orientimin e shumëpërfolur strategjik politik të Serbisë që me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë do të thoshte shkëputje e miqësisë së vjetër.

“Nuk jam i kënaqur me këtë, por nuk e di sa do të mund të rezistojmë pa i vënë sanksionet. Po paguajmë një çmim pasi nuk i vumë, por kjo është çështje e përcaktimit politik të udhëheqësisë tonë” ka thënë gjatë seancës Vuciq.
Vuçiqi edhe çështjen e pranimit të propozimit franko-gjerman e kishte paraqitur sikur një vendim i pranuar nën presion pas kërcënimeve të pesëshes së madhe të diplomatëve perëndimorë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, që gjendet në Washington tani dhe që para se të nisej pas takimit me ambasadorin e ShBA-së, Christopher Hill, kishte shkruar se ‘është politikë dhe strategji e Serbisë thellimi i marrëdhënies me SHBA-në’.
Serbia është gjendur nën presionin ndërkombëtar për t’u larguar nga influenca e Rusisë që është e konsiderueshme, e si gjest i parë do të duhej të ishte vendosja e sanksioneve siç pritet nga një shtet partner i Bashkimit Europian, njëkohësisht anëtar.
Ivica Daçiq, që mori detyrën si kryediplomat i Serbisë dhe përflitet si njeriu i Rusisë në Beograd në fund të vitit të kaluar, që nga fillimi e kishte mohuar si opsion këtë, por duke shtuar edhe një kushtëzim pragmatik, kur në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se ‘Serbia nuk do të mund t’ia lëshonte dorën dikujt që po e mban të mos bie në humnerë, pa ia zgjatur dorën dikush tjetër për ta shpëtuar’.

MARKETING