Vriten 5 anëtarë tjerë të Hezbollahut në përleshjet me ushtrinë izraelite

Vriten 5 anëtarë tjerë të Hezbollahut në përleshjet me ushtrinë izraelite

Grupi libanez Hezbollah njoftoi të enjten se 5 anëtarë të tjerë të saj u vranë në përleshjet me ushtrinë izraelite në rajonin kufitar në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Grupi libanez nuk specifikoi vendndodhjen ku u vranë anëtarët e saj. Në një deklaratë të Hezbollahut të mërkurën vonë thuhet se ushtria izraelite sulmoi një celulë të armatosur në territorin libanez.

“Një avion luftarak i forcave ajrore sulmoi infrastrukturën që i përkiste Hezbollahut në territorin libanez”, thuhet në deklaratë.

“Gjatë orëve të fundit, janë vërejtur disa lëshime nga territori libanez në territorin izraelit”, shtohet më tej.

Që nga 8 tetori, përleshjet e vazhdueshme në kufirin midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut kanë rezultuar në vrasjen e 28 civilëve libanezë, 147 anëtarëve të Hezbollahut, 5 civilëve izraelitë dhe 9 ushtarëve izraelitë.

MARKETING