Vra’sje e dyfishtë në Klinë të Kosovës
Klina është tronditur nga një ngjarje tragjike e cila ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Personi i dyshuar në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar, ndërsa akoma nuk dihen motivet që çuan deri tek vrasja, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:15 në shëshin “Mujë Krasniqi”, ku fillimisht u raportua për një person të vrarë, ndërkaq më pas ndërroi jetë edhe personi i plagosur, i cili u dërgua për trajtim mjekësor por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore bahskë me ekipet mjekësore nga emergjenca, ndërsa më pas edhe prokurori.
Sinjali mëson së tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët po ndërmarrin të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.