Vrasja e Liridonës, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë nesër dalin para gjykatës
Ish-bashkëshorti i Liridona Murselit, Naimi dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj nesër do të dalin para gjykatës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Nesër në 09:30 është caktuara seanca dëgjimore”, tha shkurtimisht ajo, njofton Klankosova.tv.
Tre të dyshuarit për planifikimin dhe vrasjen e Liridonës janë arrestuar dje nga policia disa orë pas varrimit të të ndjerës.
Bashkëshorti i Liridonës, Naimi dhe dorasi me iniciale G.P., janë arrestuar dje, pas një aksioni të policisë ku u kryen dy bastisje në Gjakovë.
Gjatë këtij aksioni është sekuestruar edhe një armë ecila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Po ashtu, dje u arrestua edhe personi i tretë me iniciale K.K., i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rast.