“Vras’ës serialë”, presidenti Erdoğan kritikon qeverinë izra’elite për brutalitetin kundër palestinezëve

“Vras’ës serialë”, presidenti Erdoğan kritikon qeverinë izra’elite për brutalitetin kundër palestinezëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dënoi veprimet e qeverisë izraelite dhe çmoi gratë palestineze për guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre, raporton Anadolu.

“Qeveria e çmendur e (Benjamin) Netanyahu-t po masakron brutalisht dhjetëra gra, fëmijë, të moshuar dhe foshnje çdo ditë, si vrasës serialë që marrin kënaqësi nga vrasja”, tha presidenti Erdoğan gjatë një fjalimi në Ankara me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Presidenti shprehu gjithashtu admirim për guximin e grave palestineze, duke theksuar forcën e tyre përballë dhunës.

“Në mes të barbarive të kryera nga rrjeti i masakrës, gratë e nderuara të Palestinës po japin një shembull për të gjithë botën dhe të gjitha gratë përmes rezistencës së tyre dinjitoze kundër shtypësit”, shtoi presidenti.

Erdoğan ritheksoi angazhimin e Türkiyes për të mbështetur gratë palestineze, duke thënë: “Pavarësisht presioneve të lobit sionist, ne nuk do të hezitojmë të reagojmë dhe të mbrojmë të drejtën tuaj për jetë, e cila është e drejta më themelore”.

MARKETING