Voton kandidati i opozitës Kiliçdaroğlu

Voton kandidati i opozitës Kiliçdaroğlu

Kemal Kiliçdaroğlu, kandidati i Aleancës Kombëtare opozitare të udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP) në zgjedhjet presidenciale në Türkiye, kreu detyrën e tij qytetare në Ankara.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Selvi, ai ka votuar në një shkollë në kryeqytetin turk.

Duke folur për gazetarët, Kiliçdaroğlu falënderoi të gjithë qytetarët që dolën në kutitë e votimit dhe votuan.

“Na ka munguar demokracia, kemi bërë atë që është e nevojshme. Të gjithëve na ka munguar shumë të jemi bashkë. Të gjithëve na ka munguar shumë përqafimi me njëri-tjetrin. Do ta shihni, shpresoj se pranvera do të vijë në këtë vend dhe pranvera do të zgjasë gjithmonë tha Kiliçdaroğlu.

Qytetarët e Türkiyes sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke zgjedhur mes tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende.

Mbi 64 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe më shumë se 4,9 milionë qytetarë turq do të mund të votojnë për herë të parë.

Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan, Kemal Kiliçdaroglu dhe Sinan Oğan janë kandidatë për presidencën e Türkiyes. Kandidati i katërt, Muharrem Ince, tërhoqi kandidaturën ditë më parë.

Presidenti aktual Erdoğan është kandidati i Aleancës Popullore të udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kreu i së cilës ai është. Kemal Kiliçdaroğlu është kandidati i Aleancës Kombëtare të opozitës, e udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP). Sinan Oğan është kandidati i Aleancës së Paraardhësve, ndërsa Muharrem Ince ishte kandidat i Partisë së tij Atdheu, para se të tërhiqte kandidaturën të enjten. /TRT Albania/

MARKETING