Voska Sport prezanton trajnerin e ri, Zaharievski nis punën te skuadra nga Ohri

Voska Sport prezanton trajnerin e ri, Zaharievski nis punën te skuadra nga Ohri

Voska Sport zyrtarisht ka prezantuar trajnerin e ri Srgjan Zaharievskin. Klubi shqiptar nga Ohri në faqen e saj zyrtare ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me teknikun 50 vjeçar.

Srgjan Zaharievski për ndihmës të tij do të ketë Seit Krekën, i cili deri më tani ka punuar me grupmoshat e reja të Voskas, ndërsa nga sot do të jetë pjesë e ekipit të parë.

Zaharievski dhe Kreka kanë nisur punën menjëherë, ku kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Zaharievski në të kaluarën ka punuar me Strugën, Pelisterin dhe Metallurgun.

Debutimin në pankinën e Voskës, Zaharievski me Krekën do ta kenë me 25 shkurt në duelin me Sileksin në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING