Voska dhe Shkupi ndahen me barazim, nuk fiton as Shkëndija

Voska dhe Shkupi ndahen me barazim, nuk fiton as Shkëndija

Mesdita e kësaj të shtune ka sjell pesë ndeshje të xhiros së 24-t në elitën e futbollit vendor. Dueli në Ohër ndërmjet dy skuadrave shqiptare, Voska Sportit dhe Shkupit u mbyll me barazim pa gola, me të dyja ekipet që në fund u ndanë me nga një pikë në konto.

Ndërkohë nuk ka fituar as Shkëndija, ku me Vardin në kryeqytet u ndal me barazim 1:1. Të parët në këtë ndeshje avansuan vendasit me Lemos, ndërsa Aganspahiq shënoi për tetovarët për barazim 1:1. Gostivari gjithashtu nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bregallnicës në Shtip.

Në dy ndeshjet tjera, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Tikveshin me rezultat 1:0, ndërsa Sileksi triumfoi ndaj Brerës me shifrat 2:1. Xhiroja e 24-t mbyllet nesër me ndeshjen Rabotniçki – Struga Trim Lum.

MARKETING