Von der Leyen, Ramës: Shqipëria në rrugë të duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Von der Leyen, Ramës: Shqipëria në rrugë të duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, ka thënë se zgjerimi i BE-së do të vazhdojë të jetë edhe në mandatin e saj të ardhshëm si temë me prioritet.

Ajo e përgëzoi Ramën, për siç tha, punën e mirë që e ka bërë Shqipëria për agjendën e reformave, teksa shtoi se BE-ja duhet të nis me parafinancimin nga Plani i Rritjes, ku Shqipëria do të përfitojë 64 milionë euro deri në fund të vitit.

“Ka një vit kur ka filluar puna dhe shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë gati agjendën e reformave. Shqipëria është një prej këtyre vendeve. I dashuri Edi, ju dhe ekipi i juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për agjendën e reformave”.

“Duhet të fillojmë me parafinancimin prej 64 milionë eurove deri në fund të vitit. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga Plani i Rritjes. Ky plan do të sjell edhe rezultate konkrete të tjera. Ju jeni në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Zonës Unike në Euro që prej vitit të ardhshëm”, tha von der Leyen, transmeton Klankosova.tv.

Ajo më tej iu drejtua Ramës, duke thënë se “Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, por që nuk dha një datë se kur do të ndodhë kjo.

“Procesi varet nga meritat e cççdo vendi dhe kjo është e rëndësishme për shtetet anëtare. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer. Gjërat kanë ecur shpejt dhe në rast se gjërat ecin sic duhet, ne do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm”.

“Prandaj, është e arsyeshme që të mos kemi një datë të saktë, por duhet bërë e gjithë puna për t’u bërë shtet anëtar dhe ky proces varet nga merita e çdo vendi”, tha ajo.

MARKETING