Von der Lajen: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
 
						Kryetarja e Komisionit europian Ursula von der Lajen sot pasdite përmes rrjetit social X tha se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me aderimin në BE përmes zbatimit të reformave dhe respektimit të marrëveshjeve të lidhura, mes të cilave është edhe Marrëveshja e Prespës. –Që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt BE-së, më e rëndësishme është që ta vazhdojë rrugën e reformave dhe respektimit të plotë të marrëveshjeve obligacione, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, shkroi Ursula von der Lajen.


 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	