Volkaswagen dhe Mercedes kërkojnë të përshpejtohet zgjerimi i rrjetit të karikimit të automjeteve elektrike

Volkaswagen dhe Mercedes kërkojnë të përshpejtohet zgjerimi i rrjetit të karikimit të automjeteve elektrike

Prodhuesit gjermanë të makinave Mercedes-Benz dhe VW i kanë kërkuar qeverisë të bëjë më shumë për të rritur numrin e stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike në të gjithë vendin, shkroi gazeta gjermane “Bild am Sonntag” të dielën.

“Për të përshpejtuar ndryshimin në automjetet elektrike, ne duhet të jemi të sigurt që infrastruktura e stacionit të karikimit është duke u ndërtuar,” citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz Ola Kallenius. “Kjo është gjithashtu një kërkesë për politikën”, shtoi ai.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Volskwagen Oliver Blume, ra dakord se duhej më shumë shpejtësi dhe se ndërtimi i stacioneve të karikimit ishte “një detyrë e përbashkët e ekonomisë, qeverisë federale dhe komunave”, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Qeveria gjermane në tetorin e vitit të kaluar aprovoi një plan për të shpenzuar 6.3 miliardë (6.74 miliardë dollarë) për të rritur me shpejtësi numrin e stacioneve të karikimit në të gjithë vendin, si pjesë e shtytjes së saj drejt emetimeve “neto zero”. Plani përfshinte përshpejtimin e miratimeve shtetërore për ndërtimin e pikave të karikimit.
Shoqatat e industrisë, të cilat janë ankuar prej kohësh se qeveria nuk ka mbajtur ritmin me zgjerimin e shpejtë të automjeteve elektrike, thanë se zbatimi i propozimeve ishte kyç.

“E ardhmja e veturave është elektrike”, citohet të ketë thënë Kallenius. “Deri në fund të kësaj dekade, ne duam të jemi gati për të kaluar plotësisht në makinat elektrike në segmentin tonë të tregut, kudo që kushtet e tregut e lejojnë këtë”, shtoi ai.

“Nuk është një përfundim i paramenduar, përkundrazi do të kërkojë një konvertim gjigant industrial”, kishte bërë të ditur Kallenius.

MARKETING