VMRO: Qeveria po punon për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet
VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim ka reaguar lidhur me deklaratën e zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Nga atje thonë se Qeveria e VMRO-DPMNE-së po punon për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet. Siç thonë ata për këtë qëllim, buxheti për vitin e ardhshëm parasheh rritje të mjeteve për blerjen e pajisjeve në të gjitha institucionet. Me qëllim të rritjes së sigurisë publike, janë planifikuar rreth një miliard denarë investim në pajisje dhe makina, me qëllim të modernizimit e kapaciteteve të MPB-së. “Investime të konsiderueshme do të ketë edhe për modernizimin e ushtrisë, në mënyrë që buxheti për vitin e ardhshëm për mbrojtje të parashikojë deri në 4,5 miliardë denarë. Për modernizimin, blerjen e pajisjeve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, si dhe për kushtet e punës së stafit mjekësor, në buxhetin e vitit 2024 janë paraparë 7,5 miliardë denarë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.