VMRO: Pendarovski i mbron interesat e partive politike

VMRO: Pendarovski i mbron interesat e partive politike

Partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE e ka akuzuar sërish presidentin Stevo Pendarovski se i mbron interesat e partive politike, e jo të qytetarëve.

Nga VMRO thonë se Pendarovski edhe një herë vrapoi për ta kënaqur LSDM-në në vend që të vrapojë për të mbrojtur ligjet dhe drejtësinë, dhe e gjithë kjo për një kandidaturë të re për president.

“Me këtë Pendarovski bëhet bashkëpunëtor në amnistinë e bërë nga partitë në pushtet për t’u fshehur dhe shpëtuar nga përgjegjësia nga skandalet e mëdha që tronditën Maqedoninë, si ai i fundit për Onkologjinë, “Besa Trans”, spital modular, si dhe për kompanitë për energjinë elektrike dhe pagesat për panelet”, tha Stoilkovski.

Ai shtoi se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga takimi me popullin, e pastaj drejtësia dhe përgjegjësia.

MARKETING